“Jom i bindun që kur ke qenë i vogël t’i ka kojtë çokollatat” – Shala godet Gani Gecin duke mbrojtur Kurtin

“Jom i bindun që kur ke qenë i vogël t’i ka kojtë çokollatat” – Shala godet Gani Gecin duke mbrojtur Kurtin

Në emisionin e debatit të kanalit 10, Gani Geci ka replikuar me analistin Krenar Shala, duke thënë se Vetëvendosja ka ndryshuar dhe ka pranuar marrëveshjet që ‘Klani Pronto ka nënshkruar me Serbinë’.

Por ndaj kësaj, i ashpër ka qenë analist Krenar Shala duke marrë shembuj mjaft interesant në mbrojtje të Kurtit.

“Nuk mund ta akuzojmë Albin Kurtin që kur ka qenë i vogël i ka larë flokët me shampon për të vegjël, e tash po i lanë me shampon për të rritur.  Jom i bindun shumë kur ke qenë i vogël ti ka kojtë çokollatat, edhe tash ti kona, po tash a me të akuzu ty që i ke hongër a. Tash po e akuzojmë pse po e pranon flamurin, po e pranon se tash është në pozitë”, ka thënë Shala./Periskopi

 

Shpërndaje në: