Jordi Alba: Ne jemi shumë të mirë kur ai luan (Video)
Jordi Alba ka thënë se Barcelona është shumë më e mirë kur Andres Iniesta është në fushë
Andres Iniesta po lidhet me një kalim në kampionatin kinez, ndërsa shumë bashkëlojtarë të tij dëshirojnë që ta shohin atë akoma në ‘Camp Nou’, shkruan Periskopi.
“Ai është një lojtar special dhe ne nuk kemi tjetër Iniesta te Barcelona,” ka thënë Alba.
“Unë jam kënaqur duke luajtur me të që nga viti 2012 dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për ne.
“Ai po ka një sezon fantastik dhe ne jemi shumë më të mirë kur ai është në fushë,”. /Periskopi/



