Jose Mourinho u mundua prapa ta drejtonte Romën kundër Napolit, edhe pas kartonit të kuq

Jose Mourinho u mundua prapa ta drejtonte Romën kundër Napolit, edhe pas kartonit të kuq

Të themi se kanë qenë disa javë të këqija për Jose Mourinhon te Roma, do të ishte nën deklaratë.

Trajneri portugez, i cili iu bashkua klubit italian në verë pasi u shkarkua nga Tottenhami në prill, ishte i pafuqishëm të parandalonte skuadrën e tij nga humbja 1-0 kundër Juventusit, më 17 tetor, transmeton Periskopi.

Katër ditë më vonë, Mourinho regjistroi humbjen më të turpshme në historinë e tij si trajner, derisa u mposht në Ligën e Konferencës nga skuadra norvegjeze FK Bodo/Glimt.

Dhe humbjen madje e pësoi me rezultat 6-1 për të shokuar gjithë Italinë.

Mourinho kritikoi lojtarët e tij në konferencën për shtyp, pas ndeshjes.

Tre ditë më vonë, në fund të ndeshjes së Romës ku barazoi me Napolin në Serie A, Mourinho u përjashtua nga gjyqtari Davide Massa. Java mjeruese e 58-vjeçarit u kompletua.

Sidoqoftë, kjo nuk e ndali Mourinho nga drejtimi i futbollistëve.

Janë publikuar pamje që tregojnë Mourinhon duke drejtuar futbollistët prapa paniknës. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: