Joshua i gatshëm të lirojë rrugën për meçin Fury-Usyk për këtë shumë marramendëse parash

Periskopi.com Sporti

Boksi po kthehet në një spektakël parash, me Anthony Joshua, Tyson Fury e Oleksandr Usyk si tre emrat më të përmendur aktualisht.

Tyson Fury, i cili konsiderohet si më i miri në peshat e rënda tani për tani, ka me vete titullin e WBC, derisa të tjerët i ka Usyk, që i mori nga Joshua.

Joshua ka në dorë kartën e revanshit ndaj Usyk, megjithatë, promotori i AJ ka bërë të ditur kushtin për të liruar rrugë për meçin.

“Shtatë shifra? Një milion? Nëse doni ta largoni atë nga dueli me Oleksandr Usyk, duhet ta shumëzoni atë shifër me 40”, ka thënë Hearn.

“Për momentin ka komunikim mes dy skuadrave dhe përgjigja është se AJ nuk ka folur për këtë çështje akoma”, shtoi britaniku.

Megjithatë, mes tjerash, Eddie Hearn bëri të ditur dëshirën primare të AJ, dhe ajo nuk ka të bëjë me heqjen dorë nga revanshi.

“Krejt çfarë ai dëshiron ësthë të përballet me Usyk, dhe ai ka besim tek unë”, ishin fjalët e Eddie.

Usyk e mposhti Joshuan gjatë këtij viti, duke i marrë titujt e kampionit të botës në peshat e rënda. Dueli i Usyk me Fury p