Joshua i hapur për duelin me Fury: I duhet botës së boksit

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua ka pranuar se i duhet të luftojë me Tyson Furyn para pensionimit.

Dy boksierët kanë negociuar për disa muaj, por një betejë këtë vit nuk do realizohet, ngase arbitrazhi i Amerikës vendosi që Fury të përballet me Deontay Wilder për herë të tretë.

Fury aty do provojë të mbrojë titullin e WBC, por para asaj, Joshua do mundohet të mbajë titullin gjithashtu duke u përballur me Oleksandr Usyk me 25 shtator në stadiumin e Tottenhamit.

I pyetur nëse do duhet të përballet me Furyn, përgjigja e Joshua ishte pozitive, ngase e sheh të mjaftueshme për rekordin.

“Më duhet. Na duhet për boksin. Është ajo që e duam të gjithë, na nevojitet. Eja, hajde shiko sa i mirë jam”.

“Lufto me luftuesit e mirë, ata të nxjerrin më të mirën tënde. Stërvitja është e vështirë. Për t’u bërë më i mirë është shumë vështirë në boks. Për të luftuar Tyson Fury është sfidë e madhe”.

“Të shohim sa larg mund ta shoh vetën gjatë kësaj periudhe. Do jetë betejë e mirë psikike. Jo vetëm për të, sepse edhe unë dua t’ia dal mirë”.

“Kur zgjohem në mëngjes dhe jam i lodhur, dal jashtë dhe bëjë çfarë di të bëjë. Është çmim i mirë dhe vetëm dikush si Fury mund të ma jep”, deklaroi ai.

Kjo betejë e zjarrtë pritet të zhvillohet në muajin mars të vitit 2022.