Joshua ka marrë pamje të frikshme para duelit me Usyk – fiziku i tij duket jonormal

Joshua ka marrë pamje të frikshme para duelit me Usyk – fiziku i tij duket jonormal

Anthony Joshua po duket në formë të shkëlqyer gjersa po përgatitet që të mbrojë titujt e tij të kampionit.

Të shtunën e 25 shtatorit, Joshua do të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk dhe duket më shumë se gati pë këtë duel.

Së fundmi kishte disa zëra se Joshua duket ‘i vogël’ për duelin me Usyk, por pamjet e fundit përgënjeshtrojnë gjithçka.

AJ duket sikur ka aktivizuar versionin  e bishës, dhe me disa video në Instagram ka bërë të ditur se kundërshtari i tij do të përballet me goditje të rënda.

Para duelit të 25 shtatorit, Joshua qëndron me një rekord 24-1, kurse Usyk me 18-0. Më poshtë mund t’i shihni disa foto se si duket AJ aktualisht. /Periskopi/

Shpërndaje në: