Joshua mund të tërhiqet nga kërkesa për revansh ndaj Usyk

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua ka një numër propozimesh në dispozicion për t’u marrë në konsideratë mes raporteve se ai mund të tërhiqet nga revanshi me Oleksandr Usyk në mënyrë që Tyson Fury të luftojë me ukrainasin.

Usyk e mposhti Joshua-n në stadiumin e “Ëhite Herat Lane” në Londër shtatorin e kaluar për të fituar titujt e peshave të rënda ËBA (Super), IBF, ËBO dhe IBO.

Britaniku aktivizoi një klauzolë për të hyrë në ring me Usyk për herë të dytë, por “The Daily Telegraph” zbulon se ai mund të tërhiqej dhe të përfitojë 15 milionë funte për t’i hapur rrugën bashkatdhetarit të tij Fury për të luftuar me 35-vjeçarin, përcjellë KosovaPress.

Eddie Hearn, promotori i Joshuas, zbuloi se kampioni olimpik i vitit 2012 ka disa opsione për t’i menduar.

“Unë jam duke u takuar me Joshuan dhe menaxhmentin për të hartuar planet për luftën e tij të ardhshme.” tha ai për “Sky Sports”.

“Ne kemi një numër propozimesh dhe opsionesh për të diskutuar. Qëllimi mbetet i njëjtë sigurisht, të rimarrë kurorën botërore në peshën e rëndë”, shtoi ai.