Joshua: ‘Nëse kushtëzohet të ketë vetëm një meç këtë vit, do ta zgjedhë Furyn për kundërshtar

Joshua: ‘Nëse kushtëzohet të ketë vetëm një meç këtë vit, do ta zgjedhë Furyn për kundërshtar

Tyson Fury do të jetë kundërshtari i pëlqyer i Anthony Joshuas, nëse Joshua kufizohet në vetëm një meç këtë vit.

Kështu ka thënë promotori i Joshuas, Eddie Hearn.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Joshua, duhet të përballet me Kubrat Pulevin më 20 qershor në stadiumin e Tottenhamit, por me shumë mundësi ky meç do të shtyhet për shkak të koronavirusit.

Nëse shtyrja bëhet përtej verës dhe Joshua do të mund të boksojë vetëm një herë këtë vit, Hearn thotë se boksieri i tij do të dëshironte që për kundërshtar ta kishte Furyn, në përballje për unifikim për titujve të botës në kategorinë e rëndë. Joshua mban titullin në tri versione të mëdha, ndërsa Fury në një.

“Do të japim një njoftim këtë javë apo më së largu javën tjetër. Me shumë mundësi lufta e 20 qershorit do të shtyhet. Shpresojmë që shtyrja të jetë deri në fund të korrikut. Nëse shtyhet tutje, do të jemi në situatë që Joshua të boksojë vetëm një herë këtë vit. Nëse ndodh kjo, ai do të dëshironte të boksonte kundër Tyson Furyt”, ka thënë Eddie Hearn.

Fury pritet të boksojë ndaj Deontay Wilderit në fund të vitit, pasi mori prej tij titullin e kampionit në muajin shkurt.

“Situata nuk është plotësisht në dorën tonë. Nëse promotorët e Furyt dhe Wilderit flasin dhe bëjnë të mundur që Wilder të pres pak, ne do të dëshironim që të organizonim atë luftë. Me kontratë jemi të obliguar që të përballemi me Pulevin, që menaxhohet nga Bob Arum, njëjtë si Fury. Mund të arrihet një marrëveshje, por shumë varet nga Wilder”.

 

Shpërndaje në: