Ju kujtohet Ruiz me barkun e madh që mposhti Joshuan – Ndryshimi i tij çuditë botën

Ju kujtohet Ruiz me barkun e madh që mposhti Joshuan – Ndryshimi i tij çuditë botën

Andy Ruiz Jr ka treguar se po punon shumë për të qenë në formën e tij më të mirë kur përballet me kubanin, Luis Ortiz, teksa luftëtari meksikan ka befasuar me humbjen e dukshme të peshës.

“Destroyer” po bëhet gati të rikthehet në ring më 4 shtator në Los Angeles, përballë boksierit veteran për titullin e peshave të rënda (WBO), shkruan Periskopi.

Në rrjetet sociale, mund të shihet evolucioni fizik i Ruiz Jr, i cili duket krejtësisht ndryshe nga mënyra se si dukej në vitin 2019, kur çuditërisht mposhti Anthony Joshua -n dhe u vendos në kopertinat e të gjithë botës, me një bark mjaft me dhiam.

Shpërndaje në: