Ju kujtohet Wilfried Bony? Karriera e tij ka shkuar si mos më keq pas largimit nga Man City

Ju kujtohet Wilfried Bony? Karriera e tij ka shkuar si mos më keq pas largimit nga Man City

A ju kujtohet Wilfried Bony, sulmuesi që kaloi katër vjet më parë nga Swansea në Manchester City?

Sot, ai është 30-vjeçar dhe ka mbetur pa klub gjersa stërvit me klubin e ligës së katër angleze, Newportit, transmeton Periskopi.

“Është mirë të kesh një lojtar si ky në ekip. Ai punon shumë në stërvitje, ai është një profesionist i vërtetë”, tha trajneri i Bonyt, Mike Flynn.

Bony kaloi vetëm një sezon e gjysmë në City, ku kishte detyruar Edin Dzekon të largohej dhe më pas të transferohet te Roma.


Ai luajti 46 ndeshje dhe shënoi 11 gola gjersa realizoi vetëm dy gola në huazimin te Stoke dhe më pas u kthye në Swansea për 13 milionë euro.

Klubi uellsian vendosi ta huazojë atë në Al Arabia dhe më pas ia ka ndërprerë kontratën gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: