“Ju vrasin si qen”: Në Evropë, kritikët e Ramzan Kadyrovit po zhduken një nga një

“Ju vrasin si qen”: Në Evropë, kritikët e Ramzan Kadyrovit po zhduken një nga një

Çeçenët në Evropë kanë shprehur frikën për sigurinë e tyre, pasi një kritik i liderit të Çeçenisë Ramzan Kadyrovit, u vra në Vjenë të dielen.

“Të gjithë janë të trembur. Ne u larguam për të gjetur siguri, por ata po na gjejnë dhe po na vrasin si qentë,” tha anjë burrë çeçen që donte të mbetej anonim që kishte marrë azil në Austri.

Vrasja e të dieles ishte e fundit në mesin e  një mori vrasjesh tjera të kritikëve të Kadyrovit. Ishte sulmi i katërt i dhunshëm ndaj çeçenëve që jetojnë brenda Bashkimit Evropian brenda këtij viti, tri prej të cilëve përfunduan me vdekje, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Policia austriake e kishte emëruar viktimin si 43 vjeçar me emrin “Martin B”, por mediat austriake, ashtu si shokët dhe të njohurit, e identifikuan atë si Mamikhan Umarov, që njihej në internet si “Anzori prej Vjenës”. Ai postonte tirada sharjesh të rënda kundër Kadyrovit në YouTube.

Umarov raportohet se kishte marrë identitet të ri si Martin Beck kur kërkoi azil në Austri, dhe besohet që ka punuar si informator për shërbimet e sigurisë austriake. /Periskopi

Shpërndaje në: