Jurgen Klopp po e kërkon me ngulm yllin e Bayern Munichut

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp po e dëshiron me ngulm transferimin e David Alabas nga Bayern Munichu.

Mbrojtësi austriak ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bavarezët dhe po e kërkon largimin në këtë verë si lojtar i lirë.

Por, sipas asaj që raporton Daily Mirror, Klopp po insiston që Liverpooli t’i marrë shërbimet e Alabas në këtë afat kalimtar të janarit.

Mirëpo, The Reds janë në dijeni se do e kenë të vështirë transferimin e austriakut, që po ashtu kërkohet edhe nga Barcelona e Real Madridi.

Los Blancos fillimisht ishin parë si favoritë, mirëpo tani duket se po rivalizohen ashpër nga katalunasit.

Agjenti i tij, Pin Zahavi ka raporte të mira me Joan Laportan dhe aktualisht raportohet se Alaba po pret telefonatë nga Barcelona.

Shpërndaje në: