Juristët tregojnë me sa vite burg mund të dënohet burri që grushtoi gruan në market

Juristët tregojnë me sa vite burg mund të dënohet burri që grushtoi gruan në market

Pas pamjeve që dolën në publik, ku ai grushton një grua pas një zënke verbale në një prej supermarketeve të Kosovës, F. Berisha ishte arrestuar nga policia dhe tani do të përballet me organet e drejtësisë. 

Policia e kishte arrestuar Berishën për veprën lëndim i lehtë trupor, por prokurori e kishte ndryshuar veprën duke konsideruar sulm.

Në njoftimin për media thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik kundër të pandehurit F.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj dhe ka urdhëruar që ndaj të njëjtit të bëhet ekzaminimi psikiatrik.

Avokati Asdren Bytyçi tregon se sa është lartësia e dënimit për vepra të tilla penale.

“Varësisht nga cilësimi i prokurorit nëse veprën penale do ta cilësojë sulm apo lëndim i lehtë. Për dy dyja veprat parashihet dënime me gjobë apo burgim deri në tri vite”, deklaroi Asdren Bytyçi për RTV Dukagjinin.

Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është e përcaktuar që në rast sulmi vepra penale dënohet deri në 1 vjet burg, derisa me lëndim trupor dënimi shkon deri në tri vite.

“Është shqetësuese se këto vepra vetëm kur po bëhen mediale, apo po ngritën shqetësime nga shoqëria civile po vënë në reflektim sistemin gjyqësor. Ka shumë raste tjera që kalojnë në heshtje kur nuk ka monitorim.

Vendimet që janë marrë nga institucionet e drejtësisë po i sheh si problematike Fjolla Muça nga Instituti për Politika Sociale.

“Institucionet tona po i kontribuojnë kësaj dhune në baza gjinore duke bërë si normë në shoqërinë tonë. Ky është një shqetësim që po ndodh ën baza ditore”.

Prokuroria thotë se pas një mosmarrëveshje të çastit në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim gjatë blerjes së gjërave ushqimore të njëjtit nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim ashtu që si pasoj e kësaj i pandehuri  e ka sulmuar  fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë me ç’rast e dëmtuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK

Shpërndaje në: