Juve, Barca, Man Utd, Real Madrid: Sa para kanë humbur gjigantët evropianë në 2020/21?

Juve, Barca, Man Utd, Real Madrid: Sa para kanë humbur gjigantët evropianë në 2020/21?

Dy vitet e fundit kanë qenë më të vështirat për klubet evropiane në futboll.

Situata me pandeminë Covid-19 ka goditur fuqishëm edhe futbollin, me shumë skuadra që kanë shkuar buzë shuarjes, dhe disa të tjera që janë zhytur në borxhe të mëdha.

Së fundmi kemi qenë dëshmitarë edhe të largimeve të papritura, me largimin e Messi nga Barcelona si ai që mori vëmendjen më të madhe – dhe krejt këto ndodhi për shkak të krizës ekonomike.

Por, përveç Barcelonës, situatë të vështirë kanë pasur edhe skuadra të tjera si Manchester United, Juventus e Real Madrid.

Juve është skuadra në vendin e dytë në Evropë me më së shumti humbje, që shkojnë deri në 210 milionë.

Barcelona në anën tjetër është lidere dhe humbi dyfishin e asaj që humbi Juventus.

Më poshtë Periskopi ua përcjell disa prej skuadrave që kanë pasur më së shumti humbje:

Barcelona: -€481m
Juventus: -€210m
Manchester United: -€104m
Borussia Dortmund: -€73m
Real Madrid: €1m /Periskopi/

 

Shpërndaje në: