Juve më në fund regjistron një fitore, mposht Spezian për të siguruar për herë të parë pikët e plota

Juve më në fund regjistron një fitore, mposht Spezian për të siguruar për herë të parë pikët e plota

Juventusi më në fund ka regjistruar një fitore këtë sezon, derisa ka mposhtur si mysafir Spezian me rezultat 3-2.

U desh të kalonin plot pesë javë për ta parë ‘Zonjën e Vjetër’ duke marrë pikë të plota në një përballje.

Sidoqoftë, në fund triumfoi me shumë drama, teksa Spezia fillimisht arriti të përmbys disavantazhin, por Juve u kthye me një përmbysje tjetër.

Për biankonerët shënuan Kean 28′, Chiesa 66′ dhe De Ligt 72′, ndërsa për nikoqirët Gyasi 33′, Antiste 49′.

Pas kësaj fitoreje, Juve largohet nga zona e rrezikshme dhe tash zë vendin e 12-të me pesë pikë nga po aq ndeshje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: