Juve po mendon ta zëvendësojë CR7 me njërin prej këtyre tre futbollistëve, fansat mund të zhgënjehen

Juve po mendon ta zëvendësojë CR7 me njërin prej këtyre tre futbollistëve, fansat mund të zhgënjehen

Me Manchester Cityn që nuk është i gatshëm të shesë Gabriel Jesusin, Juventusi thuhet se i konsideron Mauro Icardit, Moise Kean dhe Luka Jovic për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez është në bisedime me Manchester Cityn dhe agjenti i tij Jorge Mendes mbërriti në Torino të mërkurën për të takuar klientin e tij.

Kalimi i tij në Etihad mbetet i komplikuar pasi gjigantët e Ligës Premier nuk duan të paguajnë asnjë tarifë për nënshkrimin me ish-yllin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit, ndërsa Juventusi kërkon të paktën 25 milionë euro.

Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe Zonja e Vjetër po shqyrton disa zëvendësime të mundshme për 36-vjeçarin.

Gabriel Jesus është objektivi kryesor i Bianconerëve, por Manchester City nuk dëshiron ta shesë yllin brazilian.

Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, lojtarët si Mauro Icardi, Moise Kean dhe Luka Jovic janë në radarët e Juventusit.

Kean u largua nga Bianconerët në vitin 2019, duke përfunduar një transferim prej 30 milionë eurosh në Everton, ndërsa Icardi është një objektiv afatgjatë i Juves që kishin ndjekur argjentinasin gjatë kohës së tij në Sampdoria dhe Inter.

Ish-kapiteni i Nerazzurrëve është i dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj, por ai është ende një objektiv për gjigantët e Serie A.

Gazeta Tuttosport gjithashtu përmendi Anthony Martial të Manchester United si një zëvendësues të mundshëm për Ronaldon.

 

Shpërndaje në: