Juventus demolon Zenitin, pastër në pozitën e parë në grup

Juventus demolon Zenitin, pastër në pozitën e parë në grup

Skuadra e Juventus po tregon një fytyrë krejtësisht tjetër në Champions League.

Juve ka fituar 4:2 në përballjen kundër Zenit, për të përforcuar pozitën e parë në grupin ku luan edhe Chelsea, shkruan Periskopi.

Zonja e Vjetër shënoi qysh në minutën e 11′ me anë të Paulo Dybala, i cili më pas shënoi edhe në minutën e 58′ për epërsinë e dytë të Juves, pasi paraprakisht shënonte Bonucci një autogol (26′).

Goli i tretë dhe i nokautit për rusët erdhi nga Chiesa, në minutën e 74′. Kurse, rezultati final u vendos nga Alvaro Morata, në minutën e 82′ dhe Azmoun 92′.

Juventus tashmë numëron 12 pikë në pozitën e parë, me katër fitore në katër ndeshje. Zeniti mbetet me tri pikë./Periskopi/

Shpërndaje në: