Juventus eviton humbjen në fund, Roma mposht minimalisht Leverkusenin

Juventus eviton humbjen në fund, Roma mposht minimalisht Leverkusenin

Juventus ka evituar humbjen nga Sevilla në çastet e fundit të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Europa League. 

Pas një epërsi të hershme të spanjollëve, italianët ia kanë dalur të vendosin barazpeshën vetëm në fund.

Ndeshja e zhvilluar në Torino është mbyllur me barazimin 1-1.
Ka qenë minuta e njëzet e gjashtë kur En-Nesyri ka gjetur golin pas një asisti nga Ocampos.

Me këtë gol ka përfunduar pjesa e parë.  Pjesa e dytë ka parë përpjekje të skuadrës italiane për ndryshim rezultati, por pas sukses. Vetëm në minutat shtesë “Zonja e vjetër” ka arritur ta gjejë golin. Gatti ka shënuar në minutën e shtatë të shtesës.

Megjithatë një skuadër italiane ka fituar sonte.
Roma ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.

E ka mposhtur Bayer Leverkusenin.

Rezultati përfundimtar në stadiumin Olimpik ka qenë 1-0.

Bove e ka realizuar golin e vetëm në minutën e gjashtëdhjetë e tretë.

Ndeshjet e dyta zhvillohent pas një jave.

Shpërndaje në: