Juventus insiston për Sanchez

Juventus insiston për Sanchez

Juventus nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mundësia e transferimit të sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Ky i fundit nuk po arrinë marrëveshje me klubin aktual për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2018, dhe kjo ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga Emirates Stadium.

Ditë më parë u raportua se kiliani kërkon plot 200 mijë funte në javë për të nënshkruar kontratën e re me ‘topçinjtë’, gjë e cila nuk dihet nëse do të pranohet nga drejtuesit e klubit londinez.

Por, sipas mediave italiane, bardhezinjtë janë të gatshëm t’ia plotësojnë këtë kërkesë 27-vjeçarit, vetëm e vetëm që ai të kalojë te kampioni aktual i Serie A. /Periskopi.com

Shpërndaje në: