Juventus vihet pas Van de Beek

Juventus vihet pas Van de Beek

Tmerri i Donny van de Beek mund të marrë fund së shpejti.

Merkatoja e janarit mund ta largojë mesfushorin holandez nga ‘Old Trafford’, pasi aty nuk po gjen hapësirat e duhura në planet e Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas raportimeve të ‘La Stampa’, Juventus kanë hapur negociatat me agjentin e Van de Beek, përcjell Periskopi.

24 vjeçari është shok i mirë me Matthijs De Ligt të Juventus dhe kjo mund të ndikojë për një kalim të mundshëm atje.

Interesim për lojtarin ka treguar edhe skuadra e Inter,  por ‘Zonja e Vjetër’ shihet si favorite.

Juventus thuhet se e dëshiron lojtarin në formë huazimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: