Juventusi afër të transferojë një tjetër top lojtar për zero euro, pas Ramseyt, Rabiotit dhe Buffonit

Juventusi afër të transferojë një tjetër top lojtar për zero euro, pas Ramseyt, Rabiotit dhe Buffonit

Pasi finalizoi transferimet e Aaron Ramseyt, Adrien Rabiotit dhe legjendës së klubit Gianluigi Buffon, Juventusi është një hap larg një tjetër afrimi me parametra zero.

Sipas raporteve në Itali, klubi është gati të firmosë me Hamza Rafia, një talent franko-tunizian kontrata e të cilit me Lyon sapo ka përfunduar.

Juve është gati të nënshkruajë me Rafia me asnjë kosto transferimi, përveç rrogës së lojtarit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: