Juventusi barazon me një prej skuadrave më të dobëta në ligë, luajti me një lojtar më pak për 30 minuta

Juventusi barazon me një prej skuadrave më të dobëta në ligë, luajti me një lojtar më pak për 30 minuta

Juventusi ka arritur të nxjerrë një pikë si nikoqir i Crotones, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Arsyeja pse ky rezultat mund të konsiderohet pozitiv për ”Zonjën e Vjetër” është sepse luajti me dhjetë lojtarë në fushë për 30 minuta, kur Chiesa u përjasshtua me të kuq direkt në minutën e 60-të, shkruan Periskopi

Sidoqoftë, paraprakisht Crotone kishte kaluar në epërsi në minutën e 12-të përmes një penalltie të konkretizuar nga Simy, para se Alvaro Morata të barazonte në minutën e 21-të.

Sulmuesi spanjoll shënoi përsëri në minutën e 76-të, por goli i tij u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Pas këtij barazimi, Juventusi zë pozitën e katërt në tabelë me tetë pikë, ndërsa Crotone është e 18-ta me vetëm një pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: