Juventusi bie në shtëpi, Sassuolo e mposht në ‘Allianz Stadium’

Juventusi bie në shtëpi, Sassuolo e mposht në ‘Allianz Stadium’

Juventusi ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 2-1 nga Sassuolo në kuadër të javës së 10-të.

Ndeshja ishte e hapur që në start me të dy skuadrat që kërkonin golin.

I pari rrezikoi Juventusi me Leonardo Bonuccn i cili humbi një rast shumë të mirë në minutën e dytë.

Domenico Bernardi rrezikoi në minutën e 19-të, por Mattia Perin ishte në vend.

Dybala gjuan shumë bukur në minutën e 37-të, por goditja e tij ndalet në shtyllë.

Kur pritej goli i Juventusit ishte Sassuolo që shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë me Davide Fratessi që shënoi për 1-0.

Juventusi krijoi disa raste në pjesën e dytë, por goli i barazimit erdhi në minutën e 76-të.

Harkimit të Paulo Dybala iu përgjigj me kokë Weston McKennie për 1-1.

Zonja e Vjetër u lëshua në sulm për të gjetur golin e fitores, por la hapësira prapra.

Kjo iu hakmor në minutën e 95-të, kur Maxime Lopez shënoi për 2-1.

Juventusi mbetet në vendin e 7-të me 15 pikë pas kësaj humbje.

Shpërndaje në: