Juventusi fiton disi kundër Sampdorias, ngjitet në vendin e nëntë

Juventusi fiton disi kundër Sampdorias, ngjitet në vendin e nëntë

Juventusi ka regjistruar një fitore me vështirësi si nikoqir i Sampdorias me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Serie A.

Juve u duk se do të arkëtonte pikë komode, pasi po avanconte 2-0 pas 43 minutave lojë, falë golave nga Paulo Dybala 10′ dhe Leonardo Bonucci 43′, shkruan Periskopi.

Mirëpo, vetëm një minutë pas golit të Bonuccit nga penalltia, Yoshida shënoi për Sampdorian për të ngushtuar disavantazhin në 2-1, me rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në intervlain e dytë, Juve riktheu epërsinë e dy golave në minutën e 57-të, me Locatellin që realizoi pasi asistoi në të parin – goli i tij i parë me biankonerët – por mysafirët shënuan edhe një herë në minutën e 83-të.

Juve arriti ta mbrojë epërsinë deri në fund dhe me këto tri pikë, ‘Zonja e Vjetër’ grumbullon tetë dhe ngjitet në vendin e nëntë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: