Juventusi krejt në fund nxjerr një barazim kundër Milanit: Rezultat i dhimbshëm për ‘Rossonerët’
Milani dhe Juventusi janë ndarë baraz, 1-1, në “San Siron”, të enjten mbrëma në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.
Ante Rebic fillimisht kaloi në epërsi vendësit në minutën e 61-të përmes një goli brilant me gjysmëvolej, transmeton Periskopi.
Mirëpo, gjërat për djelmoshat e Stefano Piolit u vështirësuan në minutën e 71-të, kur Theo Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të vrazhdë në Paulo Dybalan.
E paevitueshmja në fund ndodhi. Milani e pati shumë të vështirë të mbahej me disavantazh numerik, me “Zonjën e Vjetër” që barazoi në minutën e 90-të.
Cristiano Ronaldo shënoi nga 11-metërshi, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. /Periskopi.com/