Juventusi pa probleme mposht Napolin me Rrahmanin në fushë

Juventusi pa probleme mposht Napolin me Rrahmanin në fushë

Juventusi ka mposhtur Napolin në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë, xhiro e mbetur, të kampionatit italian.

‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar me rezultat 2-1, falë golave nga Cristiano Ronaldo 13′ dhe Dybala 73′, teksa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Lorenzo Insigne nga penalltia në minutën e 90-të.

Kujtojmë se 90 minuta në këtë ndeshje luajti mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, i cili ka mundur të reagonte më mirë në rastin e golit të CR7.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi grumbullon 59 pikë dhe ka plot 12 më pak se Interi, që sonte mposhti Sassuolon 2-1.

Napoli, në anën tjetër, ka 56 pikë dhe zë vendin e pestë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: