Juventusi po e thyen një traditë 116-vjeçare me fanellat e sezonit të ardhshëm

Juventusi po e thyen një traditë 116-vjeçare me fanellat e sezonit të ardhshëm

Juventusi do të thyejë një traditë 116-vjeçare me dizajnin e fanellave të tyre për sezonin e ardhshëm.

Që nga viti 1903, ‘Bardhezinjtë’ kanë pasur ngjyrat e ‘zebrës’, por është e gjitha ndryshe për sezonin 2019/20. Një pjesë është e bardhë me një mëngë të zi, ndërsa ana tjetër është e zezë me një mëngë të bardhë, të ndara nga një shirit i kuq.

Fotot e fundit të Paulo Dybalas dhe Federico Bernardeschit konfirmojnë dizajnin e fanellave për sezonin e ardhshëm të Juves, që po pritet me entuziazëm nga tifozët, transmeton Periskopi.

Kujtojmë se tifozët e Juves nuk janë shumë nostalgjik.

Ata në vitin 2017 kërkuan nga klubi të ndryshonin edhe logon, ndërsa fanellat nuk do jenë problem nëse eventualisht prishet tradita e ekipit. /Periskopi/

Shpërndaje në: