K.Online: Një serb u qëllua në Zveçan, mjekët po luftojnë për jetën e tij

Periskopi.com Lajme

Sipas informacioneve të fundit nga “Kos Online”, një serb u qëllua në Zveçan, dhe ai aktualisht është në gjendje të rëndë, përcjell Periskopi.

“Plagosja u shkaktua me armë zjarri, ai u qëllua në zonën e kraharorit. Ne po përgatitemi për sallën e operacionit për të hequr plumbin. Ai është në terapi intensive dhe është në gjendje të rëndë”, tha kirurgu Zlatan Elek.

Ndërkohë, sipas “KO” anëtarët e Njësisë Speciale filluan të tërhiqen nga Zveçani, përderisa gëzhojat ishin të dukshme gjatë rrugës./Periskopi/

Shpërndaje në: