Ka fytyrën më të bukur ndër shqiptarët, doktori i tha Agnesës të bëjë operacion hundën

Ka fytyrën më të bukur ndër shqiptarët, doktori i tha Agnesës të bëjë operacion hundën

Agnesa Vuthajt — Miss World Albania 2004, Miss Universe Albania, bukuri natyrale — dikur i thanë se duhet të bëjë hundën.

Deri në atë moment, s’e kishte çuar ndërmend. Fundja, arsyetoi me vete, ka fituar kompeticione bukurie, kështu që duhet të jetë e bukur ashtu siç është.

E ftuar në “Ftesë në pesë,” Agnesa foli pak për ndërhyrjet estetike dhe të vetmin gjë që ka dashur të ndryshojë në jetë.

“Një herë kam qenë në një emision të drejtpërdrejtë në Kosovë për ndëryrjet estetike dhe i pranishëm ishte dhe një doktor që operonte hundën,” tha ajo. “Më tha, ‘ti ke nevojë ta operosh hundën’, shkruan anabel.

Pas emisionit, mendoja ‘si ma tha, si ma tha live, do ndikohen njerëzit. Po sikur të më duhet ta bëj vërtet hundën, ç’do thonë njerëzit?’ M’u bë fiksim. Duke parë veten në pasqyrë, thashë paska të drejtë. Hundën s’e paskam aq të drejtë sa ato të operuarat. Por jo, mendoj se shkon me fytyrën, kështu që jo.”

https://www.instagram.com/p/B2uAvNFnSTS/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Shpërndaje në: