Ka kryer shkollimin, por vajza me aftësi të kufizuar tregon si ka vështirësi për t’u pranuar në punë

Ka kryer shkollimin, por vajza me aftësi të kufizuar tregon si ka vështirësi për t’u pranuar në punë

Vajza me aftësi të kufizuara Gentiana Hasani ka thënë se e ka problem të punësohet ndokund, edhe pse ka aplikuar në shumë vende.

Ajo, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka theksuar se ka përfunduar studimet për Etnologji në nivelin baçelor dhe master.

“Kam studiuar për Etnologji në baçelor, ndërsa në nivelin master kam studiuar Arkivistikën. Tash e dy vjet, jam në kërkim të një vendi të punës. Kam aplikuar në shumë vende, deri tani nuk kam pasur fat të pranohem ndokund. Unë kam aplikuar më shumë në vende publike”.

“Deri tani nuk kam pasur sukses të pranohesha në punë, shpresoj se për këtë nuk ka qenë arsye aftësia ime e vogël fizike. Asnjëherë nuk kam marrë ndonjë arsye se pse nuk jam pranuar në punë”.

Hasani ka theksuar se çdoherë e ka pasur mbështetjen e familjes dhe shoqërisë, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në: