Ka përfunduar përballja e ‘egër’ mes Mike Tyson dhe Roy Jones

Ka përfunduar përballja e ‘egër’ mes Mike Tyson dhe Roy Jones

Njeriu më i vështirë për çdo kundërshtar, Mike Tyson u rikthye në ring 15 vjet pas pensonimit të tij nga bota e boksit, për një përballje të ‘egër’ ndaj Roy Jones Jr.

Të dy luftëtarët patën momente mbresëlënëse gjatë një beteje që u vendos që jo zyrtarisht të jetë një barazim nga gjykatësit e WBC, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Tyson dhe Jones luftuan tetë raunde dy minutëshe, dhe të dy dolën të qeshur dhe dukshëm të shëndetshëm nga një ngjarje tejet e pazakontë në Staples Center.

Ngjarja u nënçmua si një spektakël anti-sportiv nga disa kritikë, megjithatë të dy Tyson dhe Jones duket se e trajtonin veten me aftësi dhe siguri. Fansat ishin qartë të dashuruar, me shfaqjen që mori tërheqje të jashtëzakonshme në mediat sociale. /Periskopi

Shpërndaje në: