Ka shumë arsye pse burrat do bëjnë mirë të flenë pa rroba!

Ka shumë arsye pse burrat do bëjnë mirë të flenë pa rroba!

Prej shumë kohësh, shkëncëtarët kanë përkrahur teorinë se të fjeturit pa të brendshme bën mirë për shëndetin. Por, tashmë meshkujt po detyrohen të flenë në këtë mënyrë edhe për një arsye thelbësore që lidhet me aftësinë e tyre për të sjellë në jetë pasardhës.

Trupi i njeriu është i krijuar për të luajtur me temperaturën gjatë gjumit, kështu që të fjeturit pa rroba e ndihmon atë të përcaktojë saktësisht temperaturën trupore. Për më tepër, shkencëtarët theksojnë se të fjeturit pa rroba e ndihmon trupin të përcaktojë gjithashtu orarin kur është gati për të rënë në gjumë apo për t’u ngritur prej tij.

Eskpertët vazhdojnë duke thënë se të fjeturit me të mbathura ndikon në cilësinë  e spermës tek meshkujt pasi krijon nxehtësi të panevojshme në pjesën e organeve gjenitale. Në mënyrë që të rrisin shanset e fertilitetit, e mira është  të  flenë pa rroba! Për më tepër do t’ju përmirësohet dhe cilësia e gjumit pasi ulen shanset për t’u zgjuar gjatë natës si edhe rritet sasia e kalorive që digjen nga trupi.

Burimi: Bustle

Shpërndaje në: