Ka tri shtëpi, dy banesa dhe tri vetura audi A8, A4, A3: Por, Haki Abazi akuzon dikë se është “burrë i pasur”

Ka tri shtëpi, dy banesa dhe tri vetura audi A8, A4, A3: Por, Haki Abazi akuzon dikë se është “burrë i pasur”

“Ky kor i burrave të pasur, mbi varfërinë e popullit, rrenojat e shtetit të kapur, është bërë bashkë me qëllim që të vazhdohet vijimësia e krimit dhe korrupsionit. Harruan COVID-19.” – është fjalia që sot e tha Haki Abazi duke e sulmuar LDK-në e Isa Mustafës, dhe të gjitha partitë e tjera kundërshtare me Vetëvendosjen.

Por, zëvendëskryeministri nga Vetëvendosje nuk është aspak si të varfrit e popullit. Përkundrazi, ai është mjaft i pasur – nëse marrim parasysh ato që vetë i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit më 31 janar.

Pasuria e paluajtshme e tij, sipas vetë Abazit, i shkon në 805 mijë euro.

Aty hyjnë tri shtëpi, dy banesa dhe një arë. Bërë bashkë, shtëpitë e tij vlejnë 580 mijë euro me një sipërfaqe prej 550 metrash katrorë, shkruan Periskopi.

Ndërkohë që dy banesat e tij vlejnë së bashku 150 mijë euro, 120 mijë njëra dhe 30 mijë tjetra.

Ai ka edhe një arë të trashëguar nga prindi i tij e që vlen rreth 75 mijë euro.

Abazi në listën e pasurive të tij ka listuar edhe tri vetura, që së bashku vlejnë 31 mijë euro. Njëra është Audi A8 me 20 mijë euro vlerë, tjetra audi A3 me 6 mijë dhe e fundit Audi A4 me 5 mijë.

Duket se Abazi është një adhurues i madh i markës Audi.

Ai po ashtu posedon edhe vlera me vlerë në New York e që sipas tij vlejnë 140 mijë euro.

Pra, a është sipas mendimit tuaj Haki Abazi njeri i varfër?

Shpërndaje në: