Kabashi: Kur ndodhi Masakra e Srebrenices Sali Berisha furnizonte Serbinë me naftë

Kabashi: Kur ndodhi Masakra e Srebrenices Sali Berisha furnizonte Serbinë me naftë

Analisti Bekim Kabashi ka reaguar , pasi Sali Berisha inicioi rezolutë për Srebrenicën në Parlamentin e Shqipërisë, e ku e njëjta nuk u miratua.

Kabashi ka kujtuar kohën kur ka ndodhur Srebrenica duke thënë se në atë kohë Shqipërinë e udhëhiqte Sali Berisha, i cili “gjatë Masakrës së Srebrenicës furnizonte Serbinë me naftë”, përcjell Periskopi.

“Srebrenica ka ndodhe ne 95’ten, kohe kur Sali Berisha qeveriste Shqiperine. Bota e kishte izolu Jugosllavine e atehershme (Serbine) me sanksione, sikurse sot Rusine. Berisha e furnizonte me nafte Serbine, duke i shkele ato sanksione, perafersisht sikur sot psh vepron Serbia ne raport me Rusine”, shkroi Kabashi.

Ndër të tjera ai theksoi se Berisha ishte në pushtet për 8 vite radhazi, ku sipas tij ka mundur të incionte rezolutë prë Srebrenicën, sikur e sotmja, megjithatë nuk e kishte bërë.

“Sot Berisha non grata i Amerikes, nuk e inicioi rezoluten ne emer te drejtesise, por ne emer te demtimit te kundershtarit politik, pa e qa koken se kjo demton Shqiperine, e edhe te gjithe shqiptaret”, përfundoi ai.

Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pas reagimeve që shkaktoi rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën në Parlament duke e quajtur të ndryrë lojën e Sali Berishës.

“Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”, ka shkruar Rama./Periskopi/

Rama pasi nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën: Lojë e ndytë e Sali Berishës

Shpërndaje në: