Kabinetin ia quajti ‘harem’, Agim Bahtiri fyen Fatmir Hasanin: I çmendur, nuk fol as me babë të vetin

Kabinetin ia quajti ‘harem’, Agim Bahtiri fyen Fatmir Hasanin: I çmendur, nuk fol as me babë të vetin

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri sonte në Debat Plus është lëshuar në akuza e fyerje ndaj bashkëpartiakut Fatmir Hasanit, i cili ditë më parë tha se ‘kabineti i tij është shndërruar në harem’, transmeton Periskopi.

‘’Ato motrat tona që punojnë aty punojnë në këtë pjesë të Covid dhe ky është turpi më i madh për një njeri normal. Ai është njeri i çmendur për mu, një njeri që nuk flet as me babë të vet. Baba i vet më ka thirr mu e Nexhmedin Spahiun sepse ka thënë se është turpi më i madh në Mitrovicë kjo që po bën ai’’, tha Bahtiri.

Kujtojmë që Fatmir Hasani po e mbështet publikisht kandidatin e LDK’së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agollin, si shenjë pakënaqësie me kandidaturën e Bahtirit nga VV’ja./PERISKOPI/

Shpërndaje në: