Kadaj-Bujupi e pyet Kusari-Lilën: Pse keni humbur në 2017 nëse po thua që keni pasur qeverisje të mirë?

Kadaj-Bujupi e pyet Kusari-Lilën: Pse keni humbur në 2017 nëse po thua që keni pasur qeverisje të mirë?

Analistja Donika Kadaj- Bujupi e ka pyetur kandidaten e VV’së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, se “cila është arsyeja që i ka humbur zgjedhjet në vitin 2017 nëse po thoni që keni bërë kaq shumë projekte të mira për Gjakovën”.

Sipas Kadaj-Bujupit ajo që po e thotë Kusari-Lila është në kundërshtim me atë që po e paraqet si sukses të madh, përcjell Periskopi.

„Çka ka ndodh, nëse ka qenë qeverisja juaj kaq e mirë, keni pasur kaq shumë projekte në Gjakovë, keni bërë shumë punë të mira sipas teje, pse keni humbur në vitin 2017? Sepse ju po garoni tash duke u bazuar në një periudhë kohore 2014-17 ndërkohë që vlerësimi i kësaj periudhe nuk është që ka qenë shumë pozitiv prej qytetarëve sepse nuk keni arritë me realizu edhe një mandat të radhës në 2017. Dhe kjo është në kundërshtim me atë që po e paraqisni si suksese të mëdha“, ka thënë Kadaj-Bujupi./PERISKOPI/

Shpërndaje në: