Kadaj Bujupi – Rizvanollit: S’di çka din ajo nëse s’e di që konsumi i energjisë rritet vazhdimisht

Kadaj Bujupi – Rizvanollit: S’di çka din ajo nëse s’e di që konsumi i energjisë rritet vazhdimisht

Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar deklaratat e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me krizën energjetikë në vend, duke thënë se ‘nëse ajo nuk e di që konsumi i energjisë rritet vazhdimisht, atëherë nuk e di se çka dinë’.

Kadaj-Bujupi thotë se qeveria po mundohet të ia lë fajin qytetarëve.

“Nëse ministrja Rizvanolli nuk e din që kërkesa për konsum rritet nga viti në vit, nuk e di cka din, sepse është në një sektor që do të duhet ta dinte. Por, përpjekja me i akuzu qytetarët në këtë fazë, kur edhe kështu kanë nervozë e paknaqësi për shkak të territ, është naivitetet, e papranueshme, është një qasje shumë arrogante e cila veç ka me i ngrit tensionet edhe nuk ka me bo asnjë zgjidhje”, shtoi Kadaj-Bujupi.

Ajo shtoi se paraqitjet e ministres Rizvanolli janë qesharake dhe arrogante.

“Paraqitjet qesharake e arrogante të ministres Rizvanolli e vështirëson gjendjen edhe më shumë, sepse një gjendje kaq e vështirë, po pqërcillet me deklarata nga ana e pushtetit se qytetarët I kanë fajet. Qytetarët nuk i kanë fajet, sepse kërkesa për konsum rritet prej vitit në vit”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo tha se ministrja Rizvanolli, e cila në krahë ka edhe kryeministrin Albin Kurtin, po paraqesin një joseriozitet të madhë, sa i përket ngrohjes alternative.

“Edhe këto alterantivat të cilat po përpiqet, e që në krah e ka edhe kryeministrin, e që është për qudi, me thanë që duhet me pas ngrohje alternative, pa dhënë një alternativë se cila është mënyra për t’u ngrohur në këto temperature, për mua paraqet një joseriozitet të madh”.

Shpërndaje në: