Kadaj-Bujupi: Seanca e sotme farsë për krijimin e iluzionit të një shteti ligjor

Kadaj-Bujupi: Seanca e sotme farsë për krijimin e iluzionit të një shteti ligjor

Deputetja e LVV-së, Donika Kadaj-Bujupi, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësorë që po bëhet kundër deputetëve të këtij subjekit.

“Seanca e sotme e thirrurr nga grupi gjykues është farsë tjetër e tendencës për krijimin e iluzionit të kinse një shteti ligjor, kurse e kundërta është ky sistem i cili e saboton veteveten kur është në pyetje klani Pronto. Ky pushtet vazhdon përndjekjet politike ndaj aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, gjashtë prej të cilëve po vazhdon të iu privohet liria me raste të montuara. Në të njëjtën kohë deputetët ftohen në seanca gjyqësore pasi vepruan konform dispozitave kushtetuese dhe mandatit në mbrojtje të Republikës, ashtu siç iu është besuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: