Kadri Veseli flet nga Haga pas intervistimit nga Specialja

Kadri Veseli flet nga Haga pas intervistimit nga Specialja

Kadri Veseli nga PDK, sot në Info Magazine ka folur nga Haga, pas intervistimit në Gjykatën Speciale, transmeton Periskopi.

Veseli nuk ka dashur të japë detaje rreth intervistimit, duke thënë se lufta e UÇK’së është e pastër dhe se gjenocidi serb në Kosovë duhet të dënohet.

‘’Drejtësia është në anën tonë. Ne si komb duhet të jemi sa më të bashkuar që të shkojmë përpara për sfidat që kemi përpara. I jam përgjigj ftesës për korrektësi. Ushtria ka mbrojtur popullin e Kosovës, e ka pasë përkrahjen e ndërkombëtarëve. Unë jam një nga njerëzit e parë të UÇK’së, i jam përgjigjur intervistimit. Kaq do të ishte më korrektja të flasim në një ambient të tillë sepse lufta ka qenë  e popullit të Kosovës për drejtësi, liri dhe pavarësi’’, ka thënë Veseli.

‘’Jam korrekt tek Zoti, njeriu, në çdo aspekt. Serbia do të përgjigjet për krimet në Kosovë, pavarësisht vonesave për gjenocid ndaj popullit tonë’.’/PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: