Kadri Veseli flet për polemikat mes Lladrovcit dhe Selimit

Kadri Veseli flet për polemikat mes Lladrovcit dhe Selimit

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka folur edhe për debatin e fundit në mes të ish komandantëve të UÇK-së të cilët kohët e fundit po akuzojnë njëri-tjetrin për të bëmat në luftë ku në mesin e tyre përmednet edhe tradhtia.

Veseli, i cili ka qenë njëri ndër anëtarët e hershëm të luftës u sugjeroi bashkëluftëtarëve të tij që të ndalen me këto akuza dhe mos të mundohen që t’ua fusin në sy se e “kanë bërë namin në luftë”.

Veseli tha se të gjithë ata që ishin pjesë e luftës duhet me u ndje krenar, por që të mos mundohen që të tjerëve t’ua fusin në sy se e kanë bërë namin.

“Edhe pjesa e viteve ’98-99 është përgjigje ndaj vendit dhe me iu lënë të tjerëve me na gjykuar për atë çfarë kemi bërë. Së pari ne që kemi qenë në luftë me u krenu çdo ditë, por mos me u mundua të tjerëve me iu fut në sy se e kemi bërë namin. E kemi pasur obligim për vendin dhe me i ndal këto manipulime në emër të luftës dhe në emër të figurave”, tha Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.

 

Shpërndaje në: