Kadri Veseli ia lë fajin LDK-së për shtyrjen e seancës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ka punuar shumë që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të ndodhte para 16 gushtit, ditën kur zëvendëspresidenti amerikan qëndroi për vizitë në Kosovë.
Kreu i PDK-së, Veseli në Klan Kosova tha se partneri i tyre i koalicionit, LDK, në momentet e fundit ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për 1 shtator.
“Në momentin e fundit LDK ka kërkuar që të shtyhet seanca për demarkacionin, ndonëse kreu i kësaj partie, Isa Mustafa gjithmonë është deklaruar për ratifikimin e demarkacionit”, tha Veseli.
Veseli tha se është i sigurt se demarkacioni do të kalojë.



