Kadri Veseli nis presionin ndaj deputetëve: Takon secilin ‘kokë më kokë’ për demarkacionin
Deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës do të takohen me Kryeparlamentarin edhe njëherit të parin e kësaj partie, Kadri Veselin për ta deklaruar votën e tyre për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi një ditë para seancës për këtë çështje.
Kështu thonë burime të Gazetës Blic brenda kësaj partie.
Sipas këtyre burimeve takimi i tyre është caktuar që të nis në orës 15:00, raporton gazetablic.com
“Deputetët që vijnë nga radhët e PDK-së, sot në orën 15:00 do të takohen me Kryetarin Kadri Veseli, për t’ia treguar votën e tyre për Demarkacionin. Sëcili nga deputetët e kësaj partie do të takohet vetmas me Veselin për ta deklaruar votën”, thonë burimet e njëjta brenda PDK-së.
Ndryshe “Gazeta Blic” ka raportuar se organi kryesor vendimmarrës i PDK-së, me 4 vota kundër në mbledhjen e mbajtur mbrëmë i ka dhënë mbështetje demarkacionit me Malin e Zi, përkundër që pjesa më e madhe e deputetëe nuk ka qenë prezente në këtë mbledhje./ Gazeta Blic



