Kadrijaj ia kujton Kurtit humbjen në zgjedhjet lokale: Kurrgjë s’ishte Shën Valentini çka ishte Shën Balotazhi

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj para se ta kritikojë kryeministrin Albin Kurti lidhur me krizën energjetike dhe shtrenjtimin e rrymës, ia ka përmendur atij humbjen e LVV-së në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Kadrijaj tha se “karriga e opozitarit është krejt ndryshe nga karrigeja e pushtetarit”.

“Ndërsa ju e patë. Kurrgjë nuk ishte shën valentini çka ishte shën balotazhi, i cili ju shpalli si parti opozitare, partinë me më së paku komuna të fituara si dhe me rënie drastike të votave”, tha ajo.