Kajtazi ia kujton Abazit padinë e Zogianit ndaj tij: Si po mund të funksiononi ju dy, kur dikur ua vuri një njollë

Kajtazi ia kujton Abazit padinë e Zogianit ndaj tij: Si po mund të funksiononi ju dy, kur dikur ua vuri një njollë

Zv/kryeministrit në detyrë, Haki Abazi sonte në Debat Plus i është përmendur padia e Avni Zogianit në vitin 2010 ndaj tij, transmeton Periskopi.

Analisti Vehbi Kajtazi e pyeti Abazin se si mund të funksionojnë të dy në një parti e në një Qeveri, përderisa dikur i kishte hedhur njollë atij.

Kajtazi: ‘Si mund të funksiononi ju të dy, me një njollë publike që ua ka bërë Zogiani, dhe të dilni në TV e të tregoni se si funksiononi për shkapje të shtetit?

Abazi: Unë jam njoftu përmes mediave për padinë. Asnëherë s’jam kontaktuar nga prokuroria. Kushdo që ka dyshim për veprimtarinë e dikujt, në asnjë formë s’kam qenë i involvuar drejtëpërdrejt në menaxhimin e fondeve. Ka qenë një menaxhim që është marrë në Neë York. Ai ka pasë të drejtë të dyshojë ose që ka pasë info për të ngritur dyshimin. Jemi kolegë në VV. Ai ka cështjet e veta, unë të miat’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: