Kajtazi për Qeverinë: Ekziston mundësia që të rrëzohet, por edhe nëse ndodh s’është se len keq diçka

Kajtazi për Qeverinë: Ekziston mundësia që të rrëzohet, por edhe nëse ndodh s’është se len keq diçka

Analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaraten e deputetit të LDK-së, Arben Gashi i cili tha se qeveria Kurti do të rrëzohet në vjeshtë, shkruan Periskopi.

Kajtazi tha se mundësia që Qeveria Kurti të bie nga Qeveria ekziston, por sipas tij edhe nëse ndodh kjo nuk do të linte asgjë keq.

“Qeverinë Kurti e rrëzojnë ata që e kanë zgjedh, pra deputetët dhe mundësia për me u rrëzu gjithmonë ekziston…nuk është t’u bë kumedit çka edhe me u rrëzu nuk është se len keq najsen keq, por mundësia për me u rrëzu ekziston”, tha Kajtazi.

Kujtojmë se dje shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2, pasi sipas tij në shenjë pakënaqësie, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.

“Në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2, ka deklaruar Gashi.

Shpërndaje në: