Kaka i dërgon mesazh emocionues Ronaldinhos në burg

Kaka i dërgon mesazh emocionues Ronaldinhos në burg

Ish ylli i Milanit, Kaka i ka dërguar një mesazh shokut të tij në burg, Ronaldinhos

Legjenda e Milanit ka thënë se kjo gjendje është e trishtë dhe shpreson që një ditë do t’i kthehet buzëqeshja.

“Është gjithçka shumë e trishtë! Nuk kam shumë informacione për të folur në mënyrë të detajuar, por duke qenë se me Ronaldinhon kam pasur shumë eksperienca në fushë dhe jam mik i tij, jam i trishtuar ta shoh pas kangjellave dhe në këtë situatë”, ka thënë Kaka.

“Shpresoj të kthehet të buzëqeshë, të luajë futboll dhe zbavitet!”, fjalët e brazilianit për “AS”.

Ronaldinho është burgosur në Paraguai pasi që tentoi të udhëtonte me pasaportë të falsifikuar së bashku me vëllaun e tij. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: