Kaka: Milano do të rikthehet

Kaka: Milano do të rikthehet

Ish-ylli i Milanit, Leite Kaka beson se ‘rosonerët’ do ta kalojnë këtë periudhë të vështirë nëpër të cilën ka kaluar sezoneve të fundit dhe do t’i rikthehet sukseseve sikurse në të kaluarën.

Braziliani kujton kohërat kur mbronte ngjyrat e klubit nga ‘qyteti i modës’, ndërsa ndjen se është e vështirë ta shohësh një klub si Milani në një gjendje të tillë.

“Kam pasur momente shumë të mira atje, kam parë Milanin në krye të botës dhe të shohësh klubin në një gjendje si tani, kjo është trishtuese”, deklaroi Kaka.

“Ata janë ende një klub i madh me një histori të madhe. Unë mendoj se brenda pak viteve ne do të shohim Milanin duke luftuar sërish në Ligën e Kampionëve dhe në garë për të fituar Serie A. Jam i sigurtë se Milani do ta bëjë këtë përsëri”.

Shtatë herë kampioni i Europës përfundoi sezonin e kaluar në Serie A në pozitën e shtatë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: