Kalimet ilegale në Detin Egje

Kalimet ilegale në Detin Egje

Në ujërat  e qarkut Karaburun të qytetit Izmir në Turqi janë ndaluar një grup prej 50 personash të cilët kanë tentuar në mënyrë ilegale të kalojnë ishullin grek Chios, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, avionët e Rojes bregdetare të cilët kryejnë patrulla për të parandaluar kalimet e paligjshme në ujërat e qarkut Karaburun në Izmir të Turqisë kanë identifikuar një grup i cili me gomone ka tentuar të kalojë në ishullin Chios të Greqisë.

Pasi për këtë është njoftuar Roja bregdetare, ekipet e mbrojtjes bregdetare arritën në vendngjarje dhe i morën 50 shtetasit e huaj të cilët ishin bllokuar në det. Shtetasit e huaj janë sjellë në breg.

Shpërndaje në: