Kalohet çdo limit: Rioshi shqiptar i grahë veturës me këmbët në timon (VIDEO)

Kalohet çdo limit: Rioshi shqiptar i grahë veturës me këmbët në timon (VIDEO)

Pavarësisht kontrolleve të shtuara dhe masave të marra ditët e fundit nga Policia Rrugore, të rinjtë shqiptare vijojnë që të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një video të publikuar në rrjetet shfaqet një i ri, me këmbët në timon, gjysmë i shtrirë ndërsa në sfond dëgjon muzikë me volum të lartë.

Ai drejton automjetin në këtë formë në rrugët e vendit në shkelje të plotë të rregullave të qarkullimit rrugor duke u bërë rrezik potencial për aksidente.

Madje në njërën anë të rrugës shihen edhe disa barriera, të cilat e bëjnë edhe më të rrezikshëm qarkullimin./Opinion.al

 

Shpërndaje në: