Kalojnë 90 minuta pa fitues, finalja e Evropa Ligës shkon në vazhdime

Kalojnë 90 minuta pa fitues, finalja e Evropa Ligës shkon në vazhdime

Finalja e Evropa Ligës, mes Frankfurtit dhe Rangersit nuk dhuroi fitues pas kohës së rregullt.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barbartë, 1:1.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, kurse e dyta dy të tillë.

Ishte Aribo që shënoi në minutën e 57-të të ndeshjes, duke i kaluar skocezët në epërsi.

Por, shifrat u barazuan 12 minuta më vonë, kur shënoi Borre, pas asistimit nga Kostic.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola dhe mbetet të shihet nëse fituesi do të caktohet pas 30 minutave shtesë, apo fituesi do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.

 

Shpërndaje në: